Temperaturat e ulëta dhe mungesa e alternativave për ngrohje rriti konsumin e rrymës

Sezona e dimrit por edhe ulja e temperaturave ka bërë që të rriten shpenzimi i energjisë elektrike. Në shpenzim të rrymës mund të ketë ndikuar edhe përdorimi i saj për ngrohje në mungesë të alternativave tjera. Se ka pasur shpenzime mëdha të rrymës ditëve të fundit, kanë njoftuar edhe në Kompaninë Kosovare për Furnizim dhe Distribuim të Energjisë Elektrike, KEDS.

Në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), kanë thënë për Telegrafin se konsumi i energjisë elektrike është rritur për shkak të temperaturave të larta.

“Për shkak të temperaturave të ulëta konsumi i energjisë elektrike është rritur gjatë këtyre ditëve, por nuk ka kaluar vlerat më të larta të cilat janë shënuar në janar të vitit të kaluar. Në janar të vitit 2017 maksimumi (piku) ka qenë 1161 MË ndërsa gjatë këtij viti deri më 20.12.2018 sipas të dhënave të pa përpunuara plotësisht piku është 1146 MË dhe është shënuar më 20 dhjetor 2018”, ka treguar zëdhënësja e ZRRE-së, Adelina Murtezaj.

Sipas saj, konsumi i madh i energjisë elektrike ndikon në pjesët e rrjetit ku nuk ka pasur investime.

“Por ZRRE synon dhe bënë presion të vazhdueshëm tek operatoret që të rrisin përkushtimin e tyre në përmbushjen e obligimeve për furnizim të rregullt me energji elektrike”, tha Murtezaj.

Ndërkaq, për reduktimet e energjisë elektrike, zëdhënësja e ZRRE-së ka thënë se janë duke i monitoruar dhe kanë kërkuar që të ndërkrehen e reduktimeve të pa planifikuara.

Por, sipas zyrtarëve të KEDS-it, rritja e shpenzimeve të rrymës ka shkaktuar edhe probleme në rrejt.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka treguar se për shkak të rrjetit të vjetërsuar si dhe kyçjeve të shumta ilegale, rrjeti elektrik nuk ka mundur ta përballojë mbingarkesën e krijuar.

“Pra, kur linja e dizajnuar për një vlerë të caktuar të energjisë elektrike përballet me konsum apo kërkesë më të madhe, atëherë krijohet mbingarkesa”, tha Buzhala.

Sipas tij, në këto rrethana, sipas tij, “ose duhet të fillohet me shkyçje, ose në të kundërtën e gjithë linja apo nënstacioni del jashtë funksionit”, tha ai.
Buzhala ka treguar se të hënën, amvisëritë dhe bizneset kanë shpenzuar rreth 20.000 megavatë energji elektrike, që përbën rekord në Kosovë.

Vlerësohet se një faktor i rëndësishëm që e rritë konsumit e rrymës gjatë stinës së dimrit është çmimi i lartë i lëndëve djegëse, siç janë druri apo peleti, dhe në anën tjetër, çmimi i lirë i energjisë elektrike në Kosovë.

Për shkak të rritjes së vazhdueshme të konsumit, zyrtarët e KEDS-it, në vazhdimësi kanë apeluar tek qytetarët që ta kursejnë rrymës sa më shumë që është e mundur. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *