Maqedonia dhe Mali i Zi nuk votojnë pro anëtarësimit të KOST’it në ENTSO

Deputeti i PSD’së, Visar Ymeri ka njoftuar se Maqedonia dhe Mali i Zi nuk e kanë përkrahur anëtarësimin e Kosovës në rrjetin e operatorëve të sistemeve të transmiosnit të energjisë elektrike për vendet e BE’së. ”Maqedonia veriore, sikur Mali i Zi, paskan abstenuar në votimin për anëtarësimin e Kosovës (KOSTT) në ENTSO-e. Kjo e fundit është rrjeti i operatorëve të sistemeve tê transmisionit të energjisë elektrike për vendet e Evropës. Pranimi i Kosovës në këtë rrjet do të nënkuptonte pavarësim formal e real të sistemit energjetik të Kosovês nga ai i Serbisë.

Përveç tjerash ne humbim miliona euro në pagesa, por edhe nga mosinkasimi i mjeteve për tranzitin e energjisë elektrike nëpër rrjetin e KOSTT”, ka njoftuar Ymeri, në një shkrim në FB. Ai ka kërkuar reagimin e Qeverisë së Kosovës ndaj mungesës së votës së Maqedonisë dhe Malit të Zi. “Kosova ka treguar nje gadishmëri të madhe të ndërtojë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me të dyja, edhe Maqedoninë edhe Malin e Zi.

Ky veprim i tyre i fundit nuk është akt i fqinjësisë së mirë. Nuk mund të mbash pozicion që Kosova është edhe e pavarur edhe pjesë e Serbisë (siç pretendon Serbia dhe siç e arsyetom ajo fushatën e egër për bllokim të Kosovës në secilën fushë). Këtë pozicion të dyfisht as nuk e pranojmë e as nuk mundemi ta tolerojmë. Marrëveshja përndryshe shumë e dëmshme me Serbinë për energjinë e kishte vetëm një të mirë: anëtarësimin e KOSTT në ENTSO-e. Tash e sa vjet as kjo nuk po përmbushet. Kjo flet shumë për këtë lloj dialogu me Serbinë. Qartazi, Serbia nuk po joshet me koncesione. Prandaj duhet ta shtojmë kushtëzimin. Nuk ka normalizim pa njohje. Dhe nuk mund te ketë kurrfarë marrëveshje pa njohje”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *