Nënshkruhet Marrëveshje e Bashkëpunimit mes Komunës së Fushë-Kosovës dhe Organizatës Help

Organizata Help Kosovo ka arritur Marrëveshje Bashkëpunimi me Komunën e Fushë-Kosovës për mbështetjen e bizneseve të vogla dhe start-up me pajisje për aktivitetin e tyre në kuadër të projektit “Mbështetje për stabilitetin socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020”.

Në vitin 2019 Organizata Help dhe Komuna e Fushë-Kosovës do të mbështesin së paku 35 biznese me pajisje si dhe me trajnime për aftësim të të bërit biznes.

Kryetari i Komunës Burim Berisha gjatë këtij takimi shprehi gatishmërinë për bashkëpunim dhe deklaroi se kjo është një mundësi shumë e mirë për bizneset e reja (start-up) si dhe bizneset e vogla që kanë nevojë për pajisje.

Koordinatorja e Programit të Organizatës Help – Shqipe Breznica prezantoi detaje të aktiviteteve që do të zbatohen gjatë projektit siç janë: organizimi i takimeve informuese me qytetarë ku do të informohen të gjithë të interesuarit rreth aplikimit, pas së cilës do të jetë një afat i caktuar për të aplikuar.

Në takim ishin prezent edhe Nënkryetari i Komunës së Fushë-Kosovës – Fadil Krasniqi dhe Drejtori i Zhvillimit Ekonomik – Ekrem Berjani të cilët u shprehën të kënaqur në arritjen e Marrëveshjes mes Organizatës Help dhe Komunës së Fushë-Kosovës.

Për organizimin e takimeve qytetarët do të informohen me kohë përmes rrjeteve sociale, Komunës si dhe lajmërimeve me shkrim që do të vendosen në çdo lagje dhe fshat të Fushë-Kosovës.

Image may contain: 3 people, people sitting


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *