Takohen kryeministri më i ri dhe më i moshuar në botë

Kryeministri më i moshuar në botë, Mahatir Mohamad, 93-vjeç i Malajzisë, është takuar sot në Vjenë me shefin e qeverisë austriake me kancelarin Sebastian Kurz, 32-vjeç.

Tema kryesore e diskutimit gjatë takimit ishte përmirësimi i raporteve ekonomike mes këtyre dy vendeve.

Kurz ka potencuar se marrëdhëniet me dy vendeve janë të mira, duke pranuar se Malajzia është partner tregtar i Austrisë në juglindje të Azisë.

Në anën tjetër, kryeministri i Malajzisë kërkon investime direkte nga Austria si dhe më shumë turistë.

Mahatir Mohamad gjendet në Vjenë për shkak të konferencës së organizuar “Agjencia Ndërkombëtare në luftën kundër korrupsionit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *