Takim pune në zyrën e Kryetarit të Komunës Burim Berisha

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z. Burim Berisha, sot priti në takim Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës z. Rexhep Hoti, zv. Ministrin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Azem Guri dhe znj. Leonora Morina – Bunjaku, zv. Ministre e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Kosovës.

Në këtë takim u diskutua për qështje të përgjithshme të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Fushë-Kosovës. Po ashtu u nënshkrua një Marrëveshje për Implementimin e Programit Nacional për rininë e Komunës së Fushë-Kosovës duke përfshirë të gjithë nxënësit dhe studentët e Komunës sonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *