Donacion për Shkollën Fillore ‘Bajram Curri’

Shkolla Fillore “Bajram Curri”, pranoi një donacion nga Gjermania, përkatësisht nga një shkollë gjermane në Heinsberg-Oberbrunch. Për këtë donacion kontribut të veçantë ka dhënë veprimtari ynë i njohur, z. Adem Shala, nga Sllatina e Madhe si dhe drejtori i shkollës gjermane Z. Christian Hantsch.

Donacioni përmban inventar shkollor, i cili ka një vlerë të konsiderueshme dhe është mjaft i rëndësishëm për mbarëvajtjen e procesit mësimor. Në të përfshihen: 102 karrige për nxënës, 46 banka shkollore, 5 tavolina mësuesi dhe 9 vitrina për klasa. Ky inventar, me kualitet të lartë, i është dhuruar Shkollës Fillore ‘Bajram Curri’ në Sllatinë të Madhe.

Falënderojmë  z. Adem Shala për angazhimin, punën dhe gjithë aktivitetin e tij si edukues i brezave të rinj në diasporë, e posaçërisht në Gjermani!

Po ashtu falënderojmë edhe  z. Christian Hantsch dhe gjithë stafin e tij për inventarin e dhuruar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *