Bashkësia Islame dhe Shoqata Bereqeti dhurojnë çanta shkollore për nxënësit e shkollave të komunës sonë

Bashkësia Islame e Kosovës – Shoqata Bereqeti, dje shpërndau 200 çanta shkollore për shkollat e Komunës së Fushë-Kosovës. Këto çanta iu dhanë nxënësve që kanë kushtet socialo-ekonomike të vështira. 

Përfaqësuesi i BIK-ut z. Nexhat Tërnava së bashku me Drejtorin e DKA – së në Fushë-Kosovë – Islam Shabanin vizituan shkollat dhe iu dorëzuan ndihmat nxënësve të këtyre shkollave.

Drejtoria e Arsimit në Fushë-Kosovë falënderon BIK-un për këto ndihma të nevojshme për nxënësit tanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *