Ka filluar ushtrimi fushorë “SKIFTERI 02”

Zyra për Informim e Komunës së Fushë-Kosovës njofton qytetarët se në Fushë-Kosovë nga sot e deri të enjten do të mbahet ushtrimi fushor “SKIFTERI 02”.

Qëllimi i ushtrimit fushor është ‘Testimi i ndërveprueshmërisë së Batalionit të tretë’ me njësi të specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së), Komunën e Fushë-Kosovës, me Policinë e Kosovës, Agjencinë për Menaxhimin  e Emergjencave (AME), Zjarrfikësit, Shërbimet Mjekësore Emergjente (SHME) dhe Kryqin e Kuq.

Ushtrimi fushor zhvillohet:

E martë – e mërkurë dhe e enjte, datë 20, 21 dhe 22 nëntor, 2018

Ora 8:00 16:00

Vendi:

Ish/ndërtesa e vjetër e komunës dhe në objektet industriale përreth.

Fshati Bardh i Madh dhe Mesbardh (Pomozotin)

Njoftojmë qytetarët që nëse eventualisht rastisin në vendin e ngjarjes gjatë zhvillimit të ushtrimeve të mos krijohet panik!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *