Njoftim për implementimin e projektit të ndriçimit publik

Vazhdon implementimi i projektit të ndriçimit publik nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në qytet dhe fshatra të Komunës së Fushë-Kosovës.

Në fazën e parë të këtij projekti përfshihen skëto fshatra: Grabovc, Bardh i Madh, Bardh i Vogël, Pomozotin, Sllatinë e Vogël,  Sllatinë e Madhe, Harilaç, Henc, Vragoli, Miradi e Epërme, Miradi e Poshtme dhe Kuzmin, ndërsa faza e dytë e këtij projekti përfshinë këto rrugë të qytetit të  Fushë-Kosovës:  rrugën “Hashim Hajdini”, “Aziz Zhilivoda”, “Nora Kelmendi”, “ Theranda” rruga  mbi hekurudhë te ‘REC KOS’ si dhe rrugët dytësore të kësaj rruge.

Projekti ka filluar të implementohet  në disa prej lokacioneve të cekura më lartë, andaj lusim të gjithë qytetarët që të kenë durim dhe mirëkuptim dhe të mos e pengojnë realizimin e këtij projekti të ndriçimit publik në qytet dhe fshatra.

Për çdo informacion ose kërkesë rreth realizimit të këtij projekti, qytetaret duhet te drejtohen në Drejtorinë e Shërbimeve Publike.

Vërejtje: Nëse shihni trupa ndriçues të ndezura gjatë ditës, ju lutemi ta lajmëroni rastin në numrin e tel. 03820040560, për arsye se disa operatorë ilegal që ofrojnë shërbime të internetit, e të cilët operojnë në komunën tonë, janë duke u kyçur pa leje dhe në këtë mënyrë ata janë duke e dëmtuar buxhetin Komunal dhe janë duke na shkaktuar dëme/prishje në ndriçimin publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *