Unikkatil paralajmëron projekt të ri: Nuk është keq për të publikuar diçka gjatë kësaj karantine

Rep-artisti më i komentuar i estradës shqiptare është padyshim Viktor Paloka, i njohur si Unikkatil.

Ai tash e një kohë të gjatë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk është shumë aktiv në prodhimin e projekteve të reja.

Projekti i tij i fundit është publikuar në qershor të vitit të kaluar, e që erdhi në bashkëpunim me reperin Mozzik, me titull “Shqiptar”.

Si duket vetizolimi ka bërë që reperi të mendojë që të publikojë një këngë të re, të cilën mezi e kanë pritur të gjithë adhuruesit e muzikës së tij.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Unikkatil ka hamendësuar për publikimin e një projekti të ri teksa qëndron i izoluar.

“Po mendoj ndoshta nuk është keq për të publikuar diçka gjatë kësaj karantine”, ka shkruar reperi në përshkrimin e fotografisë.

Reperi vazhdon të qëndrojë në tlistën e këngëtarëve më të dashur për publikun, anipse nuk është shumë aktiv në tregun muzikor. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *