Dy klube kanë bërë oferta zyrtare për Miralem Pjanicin

Barcelona dhe Paris Saint-Germain kanë bërë të oferta zyrtare për mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjanic, me gjigantët katalanas që e udhëheqin garën.

Sipas raportimeve të mediumit të njohur francez RMC Sport , boshnjaku do të largohet në këtë verë.

Ndërsa mediume si ESPN, Gazzetta dello Sport dhe Mundo Deportivo, e shohim marrëveshjen e Pjanic me Barcelonën si punë e kryer.

Miralem Pjanic në aksion (Foto: Marco Luzzani/Getty Images)

Jvuentusi në anën tjetër kërkon Arthur Melon, por lojtari nuk është i hapur për një kalim në kampionët italianë.

PSG mbetet e interesuar dhe me te kuptuar që Juventusi dëshiron ta shes boshnjakun, ka bërë ofert zyrtare.

Në fund është edhe Chelsea, që nuk ka bërë ofertë, por mund të futet në shkëmbim me mesfushorin Jorginho që pëlqehet nga Juve.

Miralem Pjanic (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images)

Bisedimet me Barcelonën i kishte konfirmua edhe drejtori sporti i Juventusit, Fabio Paratici. /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *