Parashihet që Kosova do të ketë rënie ekonomike deri në 5 për qind

Pas krizës shëndetësore të shkaktuar nga pandemia e COVID-19, Kosova pritet të goditet edhe nga kriza ekonomike.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi thotë se për herë të parë që nga paslufta, Kosova do të futet në recension ekonomik.E SPONSORUAR

Realizoni në IFJB CAPITAL pagesat për internet dhe tv kanale të operatorit TELKOS LLC pa provizion

KLIKO KËTU

“Tash pritet një krizë tjetër ku Kosova për herë të parë që  nga paslufta me gjasë do të futet në recension ekonomik. Do të krijohet një hendek financiar që nuk mund të mbulohet më këtë buxhet. Ky hendek duhet të mbulohet përmes financimeve ndërkombëtare apo borxhit të brendshëm publik…Kushtet e kredi marrjes janë të favorshme por në anën tjetër futja e këtyre mjeteve në sistemin tonë ekonomikë mundëson gjenerim të mjeteve që vitet e ardhshme këto mjete të kthehen me lehtë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Berat Rukiqi.

Profesori i ekonomisë Muhamet Mustafa parashikon se Kosova do të ketë rënie ekonomike nga 4 deri në 5 për qind. Ai thotë se intervenimet nga jashtë janë të domosdoshme.

Mustafa thotë se nuk do të ishte veprim i mençur që Kosova të futet në kredi pa ndonjë rikonstruktim të buxhetit dhe analizave të duhura.

“Sigurisht se nevojitet asistenca financiare. Janë paralajmëruar disa asistanca financiare nga Banka Botërore apo Bashkimi Evropian. Mendoj se nuk duhet të futemi në kredi pa analiza. Kredinë mund të marrim por duhet të dimë se ku do ta shpenzojmë atë kredi dhe çfarë do të jetë kthimi nga ajo kredi”.

Kujtojmë qeveria për shkak të situatës shëndetësore ka kufizuar aktivitetet biznesore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *