Nxënësi therë me thikë shokun e shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë

Nxënësit e shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, janë rrahur mes vete, ndërkohë që rrahja ka degjeneruar edhe në përdorim të thikës, ku njëri prej nxënëseve ka therë me thikë një shok të shkollës.

“Rreth orës 14:45 është raportuar për një lëndim trupor të ndodhur në afërsi të shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Burime të IndeksOnline kanë bërë të ditur se, që të dy edhe dorasi dhe viktima janë nxënës të shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë.

Ndërkohë që policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Viktima menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Burime të IndeksOnline nga QKUK, kanë bërë të ditur se viktima është jashtë rrezikut për jetën.

“Ndërkohë është shoqëruar në stacionin policor një i mitur që dyshohet të ketë shkaktuar lëndimin trupor të viktimës me një mjet të mprehtë. Aktualisht policia ka iniciuar në hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *