LDK-ja po e finalizon programin – Hoti: Duhet të dalim sa më mirë në këto zgjedhje

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, pas mbledhjes së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), tha se po punojnë për finalizimin e programit.

Hoti ka konfirmuar se në mbledhje është biseduar për koordinimin e aktiviteteve për të dalë sa më mirë në këto zgjedhje.

Hoti ka thënë se nuk kanë biseduar për çështjen e presidentit pasi që nuk është koha e duhur.

“Është mbajtur mbledhja e kryesisë së LDK-së për të koordinuar aktivitetet, për punën që po bëhet në terren për organizimin më të mirë, për finalizim të programit dhe përgatitjet e programit që duhet për të dalë në sa ma mirë në këto zgjedhje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *