Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës fton qytetarët e Fushë Kosovës në takim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë kanë lëshuar një njoftim përmes rrjetit social Facebook, duke iu bërë thirrje kështu qytetarëve të kësaj komune për takim ditën e diel.

Postimin e plotë mund ta lexoni në vijim:

“Qytetarë të nderuar, në veçanti qytetarë të Luginës së Preshevës, Medvegjes dhe Bujanovcit, ju që jetoni e veproni në Fushë Kosovë.

Me kërkesë të shefit të shtabit zgjedhor Z. Gjelbrim Halili ju njoftojmë që të dielen me datë 24.01.2021 në ora 12:30, tek ” Joe’s Restaurant ( ish Restaurant Rafuna) ” , Fushë Kosova do t’a presë kandidatin për President Z. Ramush Haradinaj, së bashku me Ministrin në detyrë Selim Selimi, kandidatin për deputetë Bekë Berisha, si dhe do të shpaloset kandidatura e dy kadidatëve për deputetë nga dega e Fushë – Kosovës Besnik Shala, Kryetar i degës dhe Naim Ramizi, Sekretar organizativ.

Ftohen të marin pjesë në këtë takim me rëndësi të veçantë sidomos qytetarët e Luginës, për arsye se një pjesë e programit do t’i kushtohet atyre.

Jeni të mirë se ardhur!”, shkruhet në postimin e bërë nga faqja e AAK-së, dega në Fushë Kosovë. /FushëKosovapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *